- icon 0692031750
- icon 0675560396
- icon 08.30 - 21.00
Recent Product
Description
Aptamil Proexpert
Formulë e kompletuar për foshnja me regurgitim dhe refluks të shpeshtë nga 0-12 muaj.
Regurgitimi dhe refluksi janë mjaft të shpeshta në vitin e parë të jetës.
Refluksi ndodh kur përmbajtja e stomakut kthehet në ezofag pas ushqyerjes, me ose pa regurgitim.
Regurgitimi ndodh kur kjo përmbajtje arrin në gojë.
Aptamil Antirefluks përmban një pastë të krijuar nga bishtajat e karobit, e cila e trash formulën, pa ndikuar në përbërjen dhe vlerat ushqimore të saj.
Formulat e zakonshme përdorin niseshten ose drithërat për të mpiksur formulën, të cilat shndërrohen në lëng sapo bien në kontakt me amilazën dhe lëngjet gastrike duke humbur kështu efektin antirefuks.
Bima e karobit dhe raporti kazeinë/hirrë 80:20 ndikojnë në një zbrazje gastrike të ngadalshme dhe që formula të mos preket nga efekti i amilazës duke mbetur e mpiksur në stomak
•Kini kujdes! Aptamil Antirefluks është më i trashë se formulat standarte prandaj rekomandohet të përdoret një biberon me një vrimë, e cila të ketë një madhësi normale për të lejuar rrjedhjen e qumështit.
Përbërja në 100ml qumësht të përgatitur: Proteina: 1.6 g, Karbohidrate: 6.8 g, Yndyrna: 3.5 g (me prejardhje bimore)hekur: 0.68 mg,calcium: 77 mg, fibra probiotike: 0.40 g etj. Karakteristikat: Pastë e krijuar nga bishtajat e karobit • 0.4g/100ml efektivisht e mpiks formulën;
LCPUFAs (omega-3 and omega-6) në sasinë dhe raportin e duhur për të mbështetur zhvillimin e trurit dhe syve.
Raporti kazeinë/hirrë është 80:20
Nukleotide që janë blloqe ndërtuese të DNA dhe që gjenden në qumështin e gjirit. Vitamina, proteina dhe minerale esenciale si hekuri,kalciumi, fosfori etj, për të plotësuar të gjitha nevojat nutricionale të foshnjës.
Brand
Aptamil®

Additional information
Formulimi | |
---|---|
Grup-mosha | |
I përshtatshëm për | |
Veprimi |
Reviews
There are no reviews yet.