ATC Çaj Dietetik Bio

0 Orders
#ATC 036
In stock
180L

Description

Përshkrimi

Nga zjerja e bimëve që përmban përzjerja, përftohet një çaj që bën pastrimin e organizmit nëpërmjet djersitjes, urinimit dhe të jashtëqitjes.
Mustaqet e misrit, frytet e dëllenjës së zezë dhe rrënja e gjuhënuses meqënëse shtojnë diurezën, ndihmojnë në mënjanimin e ujit nga indet dhe ndikojnë në largimin e celulitit dhe rënies në peshë.
Lëvorja e drunakuqit dhe gjethet e senës, në sajë të antrakioneve (të cilat kanë veti laksative), nxisin prodhimin e tëmthit dhe shtojnë rrjedhjen e tij duke përmirësuar kështu funksionet e mëlçisë.
Veprimi i fundit përforcohet kështu dhe nga prania në çaj e luleve të njëmijëfletëshit të cilat qetësojnë ngërçet që japin kriza në mëlçinë e zezë, nxisin rrjedhjen e tëmthit etj. Lulja e murrizit dhe ajo e shtogut ndihmojnë në qarkullimin e gjakut si dhe në forcimin e zemrës dhe të stomakut.

Përdorimi

Në masën e një filxhani ujë hidhen dy lugë çaji që ziejnë deri në vlim për 5-10 minuta. Lihet, i mbuluar për 10-15 minuta.
Kullohet dhe mund të pihet i ëmbël ose jo, i ngrohtë ose i ftohtë, sipas dëshirës. Rekomandohen 2-3 doza në ditë.
Trajtimi vazhdon për tre javë dhe pas ndërprerjes prej 10 ditëve mund të rifillohet përsëri.

Përbërësit

Dëllenjë të zezë, lule njëmijëfletëshi, lule murrizi, lule shtogu, rrënjë gjuhënuese, mustaqe misri, lëvore drunakuqi, gjethe sene, etj.

Brand

ATC

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “ATC Çaj Dietetik Bio”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags


Warning: sizeof(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /var/www/vhosts/parafarmacia.al/httpdocs/wp-content/themes/aloshop/woocommerce/content-single-product.php on line 100
Open chat
Powered by