ATC Çaj Ekspektorant Bio

0 Orders
#ATC 011
In stock
180L

Description

Përshkrimi

Zhumbrica në sajë të përmbajtjes së esencës, substancave të hidhura, flavoneve, substancave fitoncide etj ndihmon në nxjerrjen e gëlbazës, në shtimin e rrjedhes së lëngut të stomakut, në përmirësimin e tretjes, në përmirësimin e spazmave të muskulaturës së lëmuar dhe në përmirësimin e çrregullimeve të stomakut e të zorrëve.
Ndihmon shumë në kollën e bardhë. Trumëza përmban esencë me karvakrol e cimol, taninë, etj në sajë të të cilave nxit tretjen, largon gazrat nga zorrët, nxit nxjerrjen e gëlbazës dhe sistemin nervor.
Agulicja ndihmon në nxjerrjen e gëlbazës nga rrugët ë frymëmarrjes dhe është kundër efizemës së mushkërive dhe bronkiteve akute dhe kronike.
Molla përmirëson shijen e çajit dhe ka përmbajtje të lartë vitamine C.

Përdorimi

Dy-tre lugë çaji zhyten në një gotë me ujë që valon, ena mbulohet me kapak dhe lihet për 15 min.
Lëngu kullohet dhe pihet i ngrohtë dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës me mjaltë ose sheqer.
Mund të merren një deri tre doza çaji në ditë.

Përbërësit

Zhumbricë, trumëz, mollë të egër, lule agulice, etj.

Brand

ATC

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “ATC Çaj Ekspektorant Bio”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags


Warning: sizeof(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /var/www/vhosts/parafarmacia.al/httpdocs/wp-content/themes/aloshop/woocommerce/content-single-product.php on line 100
Open chat
Powered by