- icon 0675560396
- icon 08.30 - 21.00
Recent Product
Description
Përshkrimi
Rrënjët dhe gjethet e mëllagës së bardhë mbajnë substanca mucilagjinoze (jargëzuese) të cilat zbusin dhe qetësojnë kollën.
Thundërmushka në saj të esencës dhe të fitoncideve që ka, qetëson kollën dhe lehtëson nxjerrjen e gëlbazës.
Lulet e netullës përmbajnë po ashtu lëndë jargëzuese flavonide, esencë, sheqerna e saponinë dhe këshillohen si një mjet zbutës dhe ekspektorant në kollën e zakonshme, në kollën e bardhë dhe në pezmantimet e bronkeve.
Lulëkuqja ka veti qetësuese në sistemin e frymëmarrjes, qetëson kollën dhe mënjanon ngacmimin e saj. Rigoni ndihmon nxjerrjen e gëlbazës si dhe mjekon rrugët e frymëmarrjes.
Përdorimi
Një lugë gjelle nga përzjerja hidhet në një xhezve ku shtohet ujë i ftohtë (masa ujit afërsisht 200 ml) e me pas vihet të zjejë ngadalë, deri sa valon. Hiqet nga zjarri, mbulohet dhe lihet në qetësi për 10 minuta. Kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës e mund të merren 2-3 çaj në ditë.
Përbërësit
Mëllagë të bardhë, lule bliri, rigon, lule netulle, thundërmushke, lulekuqe, etj.
Brand
ATC
Tags
Warning: sizeof(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /var/www/vhosts/parafarmacia.al/httpdocs/wp-content/themes/aloshop/woocommerce/content-single-product.php on line 100
Reviews
There are no reviews yet.