ATC Çaj për tëmthin Bio

0 Orders
#ATC 028
In stock
180L

Description

Përshkrimi

Çaji nxit kryesisht rrjedhjen e tëmthit, në sajë të pranisë së rrënjës së qumështores dhe gjetheve të mentes.
Rrënjët e sanzit nxisin rrjedhjen e lëngjeve të stomakut, shtojnë lëngun e tëmthit dhe ndihmojnë kështu në funksionimin e mëlçisë së zezë.
Në sajë të pranisë së lëvores së drunakuqit, përzjerja përdoret edhe kundër kapsllëkut të shkaktuar nga pamjaftueshmëria e lëngut të tëmthit.
Lulet e kamomilit dhe të njëmijëfletëshit plotësojnë efektin kalagog të gjithë përzjerjes dhe veç kësaj, ato janë dhe kundër mahisjes së rrugëve biliare.
Çaji në tërësi, duke mbajtur tëmthin në gjendje të holluar, pengon tërthorazi formimin e gurëvë përkatës, ndërsa prania e lule akut ndihmon në tretjen e gurëve.

Përdorimi

Një lugë gjelle me përzjerje hidhet në një enë ku shtohet një gotë ujë në vlim.
Lihet e mbuluar për 10 min.
Lëngu kullohet dhe lihet mënjanë, në mbetjen e bimëve shtohet një gotë me ujë dhe vihet të zjejë për 5 min.
Çaji përzihet më atë të parin dhe do të kemi dy dozat e një dite. (Çaji duhet të pihet sa më pak i ëmbëlsuar).
Kura vazhdon deri në 7-8 ditë.

Përbërësit

Rrënjë qumështore, fletë mente, lule njëmijëfletëshi, lëvore drunakuqi, rrënjë sanzi, lule aku, lule kamomili, etj.

Brand

ATC

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “ATC Çaj për tëmthin Bio”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags


Warning: sizeof(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /var/www/vhosts/parafarmacia.al/httpdocs/wp-content/themes/aloshop/woocommerce/content-single-product.php on line 100
Open chat
Powered by