ATC Çaj për veshkat Bio

0 Orders
#ATC 029
In stock
180L

Description

Përshkrimi

Çaji në sajë të përbërjes së tij, shton ndjeshëm urinimin. Përdoret për gurët e veshkave me natyrë fosfatesh, uratesh e karbonatesh. Mustaqet e misrit rrisin 2-3 herë diurezën dhe këshillohen edhe kundër acarimit të fshikëzës, urinimit me gjak, etj. Rrënjët e gjuhënuses rekomandohen kundër rërës që formohet në veshka dhe në rrugët urinare.
Bishti i kalit në sajë të kripërave të kalciumit dhe të esencës me veprim antimikrobik përdoret si antiseptik  dhe diuretik në sëmundjet e veshkave dhe fshikëzës urinare. Veprimi diuretik i çajit rritet nga prania e bishtave të qershisë dhe gjetheve të mështeknës. Fieri i gurit, gjithashtu, është një tretës i
mirë tek gurët e veshkave. Fletë hithra, lëvorja fasules, dëllenja, ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve
të veshkave dhe rrugëve urinare. Gjethet e Gërrdecit veprojnë si një antiskeptik për rrugët urinare.

Përdorimi

Masa e dy lugëve gjelle hidhet në një enë ku shtohen dy gota me ujë të ftohtë.  Përzihen dhe lihen në qetësi për gjithë natën (10-12 orë). Në mëngjes lëngu kullohet dhe ruhet në veçanti.
Në mbetjen e bimëve shtohen tre gota me ujë dhe zihen për 5-10 min. Lihet të ftohet e mbuluar.
Pas ftohjes çaji kullohet dhe përzihet me të parin.
Do të kemi mbi tre porcione çaji, për t’u konsumuar në mëngjes, drekë dhe darkë, për gjatë gjithë ditës.

Përdorimi

Mustaqe misri, rrënjë gjuhënuse, gjethe mështekne, fier guri, bisht kali, fletë gërdeci, dëllenjë e zezë, fletë hithre, lule bliri, gjethe majdanozi, lule shtogu, rrënjë grami, rradhiqe,bishta qershie.

Brand

ATC

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “ATC Çaj për veshkat Bio”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags


Warning: sizeof(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /var/www/vhosts/parafarmacia.al/httpdocs/wp-content/themes/aloshop/woocommerce/content-single-product.php on line 100
Open chat
Powered by