Bio Earth Cacao Beans 250 g

0 Orders
#Bio Earth 007
In stock
1,750L

Description

Bio Earth Cacao Beans 250 g

Emri Latin: Theobroma Cacao

I njohur edhe si: Kakao

Origjina: Pyjet sub-tropikale

Pjeset qe perdoren: Kokrrat brenda frutit

*Produkt pa gluten

Produkti yne eshte 100% i paster botanik, absolutisht asgje e shtuar.

Kakao eshte nje prej bimeve me te lashta te perdorura nga njeriu. Fruti i paperpunuar i kakaos eshte perdorur tradicionalisht nga fiset Maya dhe Aztek. Emri latin Theobroma fjale per fjale do te thote ushqim i zoteve.

Ashtu si varietetet e ndryshme te rrushit, ka edhe varietete te ndryshme te pemeve te kakaos, te cilat prodhojne levozhgen qe permban kokrren e kakaos se ardhshme. Kokrrat tona te kakaos jane te varietetit Creole, i cili eshte quajtur “Mbreteresha e kakaos” pasi prodhon kategorine me te mire. Kakao Creole eshte nje varietet i lashte, jo hibrid, i cili prodhon kokrra “te persosura dhe te shijshme”, ato jane me te rrallat dhe me te kerkuarat.

Kokrrat e kakaos nuk kane sheqer, por permbajne proteina, yndyrna, karbohidrate, fibra, hekur, kalcium, kalium, magnez, baker, mangan si dhe vitamina A, B1, B2, B3, C dhe E. Ato jane nje nga burimet me te pasura me antioksidante te tretshem. Fruti i kakaos eshte burimi me i larte i magnezit dhe kromit se çdo ushqim tjeter.

Kokrrat e kakaos gjithashtu permbajne serotonin, triptofan, anandamide, dopamine dhe phenylethylamine. Keto te gjitha kane nje efekt pozitiv per trurin sepse lejojne me shume neurotransmetues te qarkullojne ne te.  Serotonina eshte nje neurotransmetues antistres i cili zvogelon ankthin dhe rrit aftesine tone per te shmangur stresin. Phenylethylamine eshte nje kimikat i lidhur me veshkat. Ajo eshte e njohur si substanca ‘dashuri’.  Anandamide eshte i njohur si “kimikati i lumturise” per shkak se çlirohet ndersa ndihemi shume mire.  Dopamina eshte nje rregullator i humorit i cili rrit perqendrim mendor dhe qendrimin pozitiv.

Magnezi qe permbajne kokrrat e kakaos mbeshtet shume sistemin kardiovaskular, ndihmon ritmin normal te zemres, trajton migrenen dhe osteroporozen. Ajo gjithashtu redukton koagulimin e gjakut dhe rregullon presionin e tij, dhe per kete arsye shmang rrezikun e trombozes qe mund te çoje ne goditje apo semundje te zemres.

Kokrrat e kakaos gjithashtu mund te ndihmojne ne uljen e simptomave dhe rrezikun e forcimit te arterieve, venave si dhe te shtrengimeve menstruale.

Antioksidantet qe permbajne kokrrat e kakaos ndihmojne ne neutralizimin e radikaleve te lira, si dhe ne parandalimin e semundjeve nervore dhe degjenerimit molekular. Ato gjithashtu reduktojne stresin dhe rrisin aftesine tone per tu perballur me te.

Shkolla Mjekesore e Harvard ka studiuar efektet e kakaos mbi njerezit e Kuna,  Panama, te cilet konsumojne shume kakao. Studiuesit zbuluan se popullata qe jeton ne ishull kishte ndjeshem norma me te ulta te semundjeve te zemres dhe kancerit ne krahasim me ata qe jetonin ne kontinent dhe nuk konsumonin te njejten sasi kakaoje.

Sipas nje analize te publikuar ne 9 prill 2007 nga studiues te Spitalit Universitar te Kelnit, Gjermani, ushqimet e pasura me kakao ulin presionin e gjakut.

Përdorimi: Mund te konsumoni 10 deri 15 kokra çdo dite, kur ju te deshironi.

Keto kokrra me pasuri ushqyese te jashtezakonshme mund te konsumohen çdo dite. Ato mund te shijohen ne formen e tyre te paster intensive, ose mund te perzihen me fruta te thata, fara ose arra per te krijuar nje perzierje te shijshme. Kokrrat e kakaos mund te perdoren per lengje te ndryshme, çokollate te paperpunuar, kek dhe embelsira me çokollate. Kokrrat mund te shtohen edhe tek dritherat, petullat etj, per nje shtese te shijshme dhe mjaft te ushqyeshme.

Efektet anësore: Asnjë i njohur.

Brand

Bio Earth

Additional information

Firma

Bio Earth

Sasia

250 g

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Bio Earth Cacao Beans 250 g”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Open chat
Powered by