Bio Earth Goji Berries 250 g

0 Orders
#Bio Earth 001
In stock
1,990L

Description

Bio Earth Goji Berries 250 g

Emri latin: Lycium Barbarum

Gjithashtu i njohur si: Wolf Berries

Origjina: Kina, Tibeti, Nepali

Pjesa e perdorur: Kokrrat

*Produkt pa gluten.

Produkti yne eshte 100% i paster botanik, absolutisht asgje e shtuar.

Emri do te thote, “Kokrra e kuqe e lumturise.” Ai eshte nje frut i thate ne shije te embel, me ngjyre te kuqe, dhe vjen kryesisht nga zona veri-perendimore e Kines. Eshte rritur dhe konsumuar ne Kine per mijera vjet. Ne radhe te pare, mjekesia kineze beson se ato veprojne ne permiresimin e shikimit, tek melçia dhe ne kanalet e veshkave. Ne ditet e sotme ato konsumohen gjeresisht ne te gjithe boten per vetite e tyre te jashtezakonshme ne permiresimin e cilesise se jetes. Goji Berry eshte klasifikuar si nje nga superushqimet me te mira per trupin e njeriut per shkak te pasurive te medha ushqyese dhe te dobishme qe permban.

Goji eshte nje bime shume e pasur me antioksidante dhe proteina, te cilat jane shume te vlefshme per organizmin tone. Kerkuesit kane gjetur se goji permban shume lende ushqyese duke perfshire 11 elementet thelbesore, 22 gjurme mineralesh dietike, 18 aminoacide, 6 vitamina esenciale, 8 polisakaride, dhe 6 monosakaride. Goji Berry permban vitaminat B1, B2 dhe B6, betakaroten, shume antioksidante, fitosterol, vitamine E, hekur, vitamine C, yndyrna te dobishme per trupin dhe B sitosterol. Perveç kesaj, eshte gjetur gjithashtu se ato permbajne 5 acide yndyrore te pangopura, 5 karotenoide dhe shume pigmente fenolike te lidhura me vetite antioksidante.

Duke pasur kaq shume elemente te dobishem per njeriun, Goji Berry ndihmon ne mbrojtjen e trupit ndaj kancerit, funksionimin e duhur te hormoneve, mbron nga viruset e rrezikshme, bakteret dhe kerpudhat, si dhe ne kontrollin e nivelit te kolesterolit. Pastron enet e gjakut, forcon dhe siguron funksionimin e duhur te zemres, funksionimin e duhur te hipofizes qe eshte pergjegjese per plakjen, lufton pagjumesine, ndihmon ne mire funksionimin e kujteses dhe ndihmon grate shtatzena per nje shtatzani sa me te qete. Mbrojtese ndaj melçise, forcon dhe stimulon metabolizmin, forcon sistemin imunitar, permireson potencen seksuale, detoksifikon trupin duke pastruar enet e gjakut dhe ndihmon ne humbjen e peshes se padeshiruar. Eshte vertetuar se nje konsum i rregullt te pakten tre javor sjell nje renie te peshes, kolesterolit dhe triglicerideve. Antioksidantet e fuqishme qe permban kokrra Goji reduktojne nivelin e glukozes ne gjak, reduktojne kolesterolin e keq LDL dhe rrisin nivelin e kolesterolit te mire HDL. Goji eshte i dobishem per te gjithe llojet e problemeve te tretjes si ulcerat, zorret e irrituara etj.

Ne korrik 2006 “Time Magazine” e quajti Gojin “Superfruti Shperthyes i Vitit” i cili besohet se ndikon ne rritjen e jetegjatesise per njerezit qe e perdorin. Per kete frut jane kryer studime te shumta te cilat kane dhene rezultate mahnitese. Ministria e shendetit publik Kinez ka aprovuar tregtimin e Gojit ne mjekesine botanike qe prej vitit 1983.

Popullariteti dhe konsumi i tyre jane rritur gjate gjithe kohes ne vendet perendimore te tilla si Amerika, Japonia, Kanadaja, Evropa etj. Kinezi i famshem Li Qing Yuen qe jetoi per 252 vjet eshte raportuar se konsumonte rregullisht kokrrat Goji.

Nje studim i viteve te fundit kryer ne Universitetin e Shangait, zbuloi se polisakaridet e Gojit ulin nivelet e glukozes ne gjak dhe rrisin nivelin e nje antioksidanti te rendesishem. Gjithashtu kokrrat Goji ulin nivelin e demtimit te ADN-se, duke ulur nivelet oksiduese te stresit.

Perdorimi: Rekomandohet 20-40 gram, (gati nje grusht i mbushur) perdite.

Kokrrat Goji mund ti konsumoni ne çdo moment te dites si fruta te thata ose duke i perzier me leng frutash, uje, qumesht, kos, drithera, sallata, embelsira, gatime dhe ushqime te tjera.

Efektet anesore: Asnje i njohur.

Brand

Bio Earth

Additional information

Firma

Bio Earth

Sasia

250 g

Formulimi

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Bio Earth Goji Berries 250 g”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Open chat
Powered by