- icon 0692031750
- icon 0675560396
- icon 08.30 - 21.00
Recent Product
Description
Cerapur Kids
30 ml
Solucion otik në formë spray.
Përbërësit: Ujë, Peroksid hidrogjeni i stabilizuar.
Në kontakt me ujin, peroksidi i hidrogjenit çliron oksigjenin i cili ka veprim antiseptik.
Përdorimi:
- Për shpëlarjen e kanalit të veshit për mirëmbajtjen e higjenës së veshit.
- Në rastet e formimit të tepërt të dyllit të veshit (cerumenit), për zbutjen dhe heqjen e dyllit të formuar.
- Menjëherë para aplikimit të pikave të veshit, në mënyrë që të shpëlani kanalin e veshit dhe të mundësohet kontakt më i mirë midis ilaçit dhe lëkurës.
- Rekomandohet për personat me aparate dëgjimi pasi ato janë të prirur për formimin dyllit në vesh.
Aplikimi:
Para përdorimit, ngrohni shishen duke e mbajtur në dorë (1 min).
Anoni kokën anash dhe hidhni një dozë të përshtatshme të tretësirës, por sigurohuni që thjesht të mbështetni butësisht në llapën e veshit. Tek fëmijët, tërhiqni butësisht lobin e veshit mbrapa dhe më pas hidhni solucionin.
- Për mirëmbajtjen e higjienës së veshit, hidhe një spray e tretësirës në vesh (ose më shumë nëse përdoret tek të rriturit) dhe lëreni të veprojë për 5 minuta, duke e mbajtur kokën të anuar. Pas kësaj, drejtojeni kokën dhe lini që tretësira e tepërt të mbarojë dhe fshijeni me kujdes. Përsëriteni këtë procedurë 2-3 herë në javë, ose disa herë në javë, për personat që përdorin aparate dëgjimi.
- Në raste të formimit të dyllit, hidhet një spray në vesh (ose më shumënëse përdoret tek të rriturit) dhe lëreni të veprojë për 10 minuta, duke e mbajtur kokën të pjerrët. Përsëriteni nëse është e nevojshme. Mos përdorni shkop pambuku për të hequr cerumin e zbutur, thjesht lini që përmbajtja të mbarojë dhe fshijeni me kujdes. Gjatë aplikimit të tretësirës, mund të ndieni ndjesi shpimi gjilpërash të moderuar në kanalin e veshit, gjë që konfirmon veprimin e përgatitjes.
Falë pompës mekanike të spërkatjes, formohen pika të vogla të tretësirës dhe shpërndahen në mënyrë të barabartë, duke krijuar efekt më të mirë.
Brand
Cerapur
Be the first to review “Cerapur Kids” Cancel reply
Reviews
There are no reviews yet.