Eludril Pro

0 Orders
#Pierre Fabre 001
In stock
347L

Description

Eludril Pro

200 ml

Eludril Pro, është një zgjidhje për shplarjen e gojës e për të trajtuar dhe lehtësuar dhimbjen nga inflamacionet e ndryshme të gojës. Përdoret në trajtimin ndihmës lokal të infeksioneve të kavitetit së gojës dhe në kujdesin pas operacionit në odontostomatologji. Ju mund të përdorni Eludril Pro në trajtimin e dhimbjeve të vogla të gojës, duke përfshirë aftet e gojës, gjakderdhje të lehta ose mishrat e irrituar.

Eludril Pro është efektiv për:

  • Plagë të thella të kavitetit të gojës
  • Mishrat e dhëmbëve të irrituara
  • Gjakderdhje e lehtë
  • Dhimbje të lehta të gojës

Rekomandohet për:

  • Të  rritur
  • Fëmijët mbi 6 vjeç

Përdorimi:

10 deri në 15 ml tretësirë dy herë në ditë. Të hollohet në kupën matëse, duke u mbushur deri në shenjën e sipërme me ujë të vakët. Ky ilaç përmban alkol. Lexoni me kujdes udhëzimet. Konsultohuni me farmacistin tuaj. Nëse simptomat vazhdojnë, vizitoni dentistin tuaj.

Principet aktive:
Dy substanca plotësuese:

Klorheksidinë 0.10%
Klorobutanol 0.50%

Veprimi:

Eludril pro ka dy veprime: antiseptik dhe paksa analgjezik falë diglukonatit të klorheksidinës dhe klorobutanolit. Këto janë dy antiseptikë që parandalojnë shumëzimin e mikrobeve të caktuara si: Porphyromonas gingivalis, A. actinomycetemcomitans, Prevotella intermedia, Capnocytophaga ochracea, Eikenella corrodens, Fusobacterium nucleatum, Campylobacter rectus.Përveç kësaj, klorobutanoli gjithashtu ka veti të lehta analgjezike (kundër dhimbjes).

Dozimi:

Lani dhëmbët para çdo përdorimi dhe shpëlani gojën me ujë para se ta përdorni si gargarë.10 deri në 15 ml tretësirë Eludril Pro dy herë në ditë (për tu holluar në kupën matëse, duke e bërë deri në shenjën e sipërme me ujë të vakët). Kryeni gargarë derisa të konsumohet kupa matëse. Mos e gëlltitni. Nëse është e nevojshme, kjo dozë mund të rritet në 3 herë në ditë, duke ditur që doza maksimale është 20 ml (për tu holluar), 3 herë në ditë. Kohëzgjatja e trajtimit mund të jetë 2 javë në inflamacion të mishit të dhëmbëve dhe periodontitit. Kohëzgjatja e trajtimit mund të zgjatet përtej 2 javësh me këshillë mjekësore.

Rekomandime:

Eludril Pro nuk duhet të përdoret kurrë në rast të mbindjeshmërisë ndaj klorheksidinës, klorobutanolit ose përbërësve të tjerë të tretësirës. Nëse simptomat vazhdojnë pas 5 ditësh dhe/ose me ethe shoqëruese, është më mirë të konsultoheni me dentistin tuaj. Përdorimi i zgjatur i Eludril Pro mund të ekspozojë dhëmbët, gjuhën, mbushjet dhe protezat në ngjyrosjen e tyre. Ky ilaç nuk duhet të merret gjatë shtatzënisë dhe laktacionit. Vlerësimi i rrezikut të mundshëm që lidhet me përdorimin e tij është individual. Pyesni farmacistin ose mjekun tuaj për këshillë.

*Në përgjithësi këshillohet të mos hani ose pini menjëherë pas shplarjes së gojës me Eludril Pro, në mënyrë që të lejoni që substancat aktive të funksionojnë.

 

 

Brand

Eludril

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Eludril Pro”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Open chat
Powered by