- icon 0675560396
- icon 08.30 - 21.00
Recent Product
Description
Gommage Douceur
50ml
Maskat, falë mënyrës së tyre të përdorimit dhe përqendrimit të lartë në principe aktivë, përfaqësojnë një ritual bukurie të domosdoshëm për të shoqëruar dhe për të rritur efikasitetin e trajtimeve të përditshme. Një maskë mund të eksfoliojë, purifikojë, hidratojë, ushqejë, qetësojë dhe përdoret me një frekuencë të caktuar, në funksion të nevojave të lëkurës.
Lierac propozon maskë me argjilë të përdorura prej shekujsh për funksionet e tyre të jashtëzakonshme. Argjilat janë pluhura natyralë ekstremisht të pasuruar në kripëra minerale dhe oligo-elemente. Bëhet fjalë për pjesëza shumë të imëta të materialeve me prejardhje nga degradimi i shkëmbinjve të silicit si rezultat i erozionit apo ndryshimeve klimaterike. Argjilat janë të ngjyrave të ndryshme dhe me efekte specifike.
Gommag-i është një veprim që duhet të kryhet në mënyrë periodike pas pastrimit të fytyrës dhe konsiston në heqjen mekanike dhe delikate të qelizave të vdekura të shtresës korneale dhe të mbetjeve të yndyrës dhe papastërtive. Ky veprim përmirëson pamjen e lëkurës, uniformizon ngjyrën dhe përgatit lëkurën të marrë më së miri trajtimet kozmetike të përditshme.
Brand
Lierac

Additional information
I përshtatshëm për | |
---|---|
Kategoria | Kozmetike |