- icon 0692031750
- icon 0675560396
- icon 08.30 - 21.00
Recent Product
Description
Hipp Qumësht Organik 1 300gr
Përbërësit: qumësht I skremuar*, laktozë*, vajra bimore*(vaj palme*, vaj kolze*, vaj luledielli*), hirrë*, LCP miks vajrash, ( vaj peshku, vaj bimorë nga Mortierella ), karbonat kalciumi, klorur kaliumi ,L-tirozin, vitamin C, L- fenilalanin, sulfat zinku, L-triptofan , sulfat hekuri, stabilizues acid laktik, inozitol,niacin,acid pantotenik, kompleks lizinë-bakër, vitamin E, vitamin B1, vitamin A, vitamin K, vitamin B6, jodur kaliumi, acid folik, sulfat magnezi, vitamin B2, selenat natriumi, vitamin D, biotin, vitamin B12
* prodhim organik
*LCP- Acide yndyrore varg-gjatë të pangopura
* Vaj palme organik i certifikuar nga autoritetet e pavaruara kontrolluese
*Pa përbërës të modifikuar gjenetikisht (në përputhje me Rregulloren e Bujqësisë Organike)
Përdorimi: HiPP Organic 1 është krijuar posaçërisht për nevojat e foshnjes suaj nga lindja e në vazhdim si ushqim fillestar ose si një zëvendësim i qumështit të gjirit
Udhëzime për përgatitje: Ju lutem kushtojni vëmendje udhëzimeve kur përgatisni formulën për foshnje.
Përgatitja e gabuar si dhe ruajtja e qumështit të përgatitur në shishe për një kohë më të gjatë mund të shkaktojë dëme shëndetësore, si për shembull rritja e baktereve të padëshiruara.
Për këtë arsye përgatitni gjithmonë ushqim të freskët për çdo vakt dhe konsumojeni menjëherë.
Mos përdorni qumësht të ngelur nga shishet e mëparshme. Pastroni me kujdes shishen ose biberonin.
Paketimin e hapur mbylleni mirë pas çdo përdorimi, të ruhet në vend të thatë dhe temperaturë ambjenti, të konsumohet brenda tre javësh.
Qumështi nuk duhet të ngrohet në mikrovalë (rrezik nga djegia). Ju lutem sigurohuni që paketimi të jetë i padëmtuar para përdorimit.
Përgatitja:
1.Vloni ujin e pijshëm dhe lëreni të ftohet përafërsisht 40°-50°C.
2. Shtoni 2/3 e ujit të përgatitur brenda biberonit.
3. Lugën matëse mbusheni sipas sasisë së rekomanduar
4. Mbusheni biberonin dhe tundeni
5. Shtoni ujin e mbetur dhe tundeni përsëri disa herë.
6. Lëreni të ftohet në temperaturë ambjenti (përafërsisht 37°C).
Sikurse qumështi i gjirit edhe qumështi i formulës përmban karbohidrate. Ato janë pjesë e rëndësishme e dietës së foshnjes. Kontakti i vazhdueshëm i dhëmbëve të fëmijës suaj me ushqime që përmbajnë karbohidrate, mund të çojnë në prishjen e tyre. Ju lutem konsultohuni me mjekun tuaj!
Data e prodhimit dhe skadencës: Shiko në paketim
Shënim: Ushqimi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe për zhvillimin e fëmijëve.
KUJDES! Ky produkt do të përdoret për foshnjat deri në 6 muajshe.
Përpara se të vendosësh të plotësosh ose të zëvendësosh ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun.
Brand
HiPP

Additional information
Formulimi | |
---|---|
Grup-mosha | |
I përshtatshëm për | |
Veprimi |
Reviews
There are no reviews yet.