iHealth Clear Smart Blood Pressure Monitor

0 Orders
#Ihealth 003
In stock
13,500L

Description

Përshkrimi

Monitorimi i presionit të gjakut është tepër i rëndësishëm, sidomos për personat që vuajnë nga hipertensioni.
iHealth ka qëllimin që ta bëjë proçesin e matjes së presionit të gjakut sa më praktik dhe të thjeshtë.
Ngjyra e monitorit ndryshon në varësi të vlerës së përftuar:
-jeshil (parametra normale);
-i verdhë (prehipertension);
-portokalli (hipertension i shkallës së parë);
-i kuq (hipertension i shkallës së dytë).
Krahas kësaj në momentin që janë përftuar rezultatet e matjes, bëhet krahasimi me matjen paraprake për të treguar ndryshimin e vlerave në kohë.
Mansheta është e disponueshme në dy madhësi:
-standarte (22cm-42cm);
-e madhe XL (42cm-48cm).
iHealth Smart krahas shfaqjes së vlerave të përftuara nga matja e presionit në monitor, ju mundëson dhe dëgjimin e tyre.
Në sajë të shkarkimit të aplikacionit përkatës të gjitha vlerat mund t’i kaloni dhe ruani në smartphone-in tuaj.
I validuar klinikisht.
Në përputhje me standartet e EU dhe US.

Përdorimi

Përpara se të kryheni matjen e tensionit duhet:
-të shmangni duhanin, konsumin e ushqimit, të kafes dhe aktivitetin fizik për rreth 30 minuta para matjes;
-të keni qënë në gjendje qetësie, për të paktën 5 minuta para matjes;
-të shmangni matjen në gjendje stresi, pasi vlera e përftuar e tensionit do jetë më e lartë;
-të shmangni rrobat shumë të ngushta që shtrëngojnë krahun.
Gjatë matjes mansheta vendoset në krahun e majtë, 1-2 cm mbi brryl, qëndrohet në pozicionin ulur, me dorën e drejtuar nga zemra.

Brand

Ihealth

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “iHealth Clear Smart Blood Pressure Monitor”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags


Warning: sizeof(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /var/www/vhosts/parafarmacia.al/httpdocs/wp-content/themes/aloshop/woocommerce/content-single-product.php on line 100
Open chat
Powered by