- icon 0692031750
- icon 0675560396
- icon 08.30 - 21.00
Recent Product
Lierac Rosologie Redness Correction Neutralizing Cream
Description
Lierac Rosologie Redness Correction Neutralizing Cream
Krem për lëkurë kuperoze, korrigjues i skuqjes së lëkurës.
40 ml
Formulim, i cili ka për qëllim të korrigjojë dhe neutralizojë skuqjen e lëkurës, të shkaktuar nga vazodilatacioni (zgjerimi i enëve të gjakut) në sipërfaqen e lëkurës. Dekstrani pakëson skuqjen difuze dhe ul inflamacionin e lëkurës. Ekstraktet e bimës ruscus veprojnë kundër skuqjes që krijohet nga dilatacioni i enëve të gjakut, kurse peptidet neurocalmante qetësojnë skuqjen e menjëhershme të lëkurës dhe rrisin tolerancën e lëkurës ndaj faktorëve të jashtëm ‘ngacmues’. I pasur me gjalpë shea për një ndjesi të menjëhershme qetësuese dhe pigmente korrigjuese jeshile që maskojnë dukshëm skuqjen dhe unifikojnë ngjyrën. Kremit i janë shtuar dhe prebiotikë të cilët rregullojnë florën e lëkurës dhe rritin mbrojtjen e saj ndaj faktorëve të jashtëm dëmtues. Aromë e lehtë, e përbërë nga jasemini, gardenia dhe myshku që përforcon ndjenjën e qetësimit në lëkurë. Me vetëm një muaj përdorim vërehen përmirësime të dukshme.
Përdorimi:
Aplikohet në mëngjes dhe/ose në darkë në fytyrën e pastruar paraprakisht.Mund të riaplikohet aq herë sa është e nevojshme.
Përbërësit:
Aqua (Water), Glycerin, Propanediol, Butyrospermum Parkii Butter, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Dimethiconne, Isostearyl Alcohol, Butylene Glycol Cocoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, CI 77891 (Titanium Dioxide), Maris Aqua (Sea Water Eau de Mer), Alchemilla Vulgaris Extract, Equisetum Arvense Extract, Hedera Helix Ivy Leaf Stem Extract, Alpha Glucan Oligosaccharides, Carbomer, Tromethamine, Sodium Polyacrylate, Sod
Brand
Lierac

Additional information
Formulimi | |
---|---|
Tipi i lëkurës | Lekure kuperoze |
Reviews
There are no reviews yet.