Minus 417 Moisture Balance Night Cream

0 Orders
#-417 017
In stock
5,400L

Description

Përshkrimi

Krem nate me minerale nga Deti i Vdekur, të nxjerra nga 417 m thellësi, me veprim pozitiv në rigjenerimin e lëkurës dhe mbrojtjen e saj nga faktorët mjedisorë dëmtues.

Ndihmon në zbehjen e rrudhave të shkaktuara nga ekspozimi në diell, ndotësit mjedisorë dhe mosha.

Në sajë të pranisë në formulim të vajrave esencialë, ekstrakteve bimore dhe acideve yndyrore kremi ka veti të hidratojë lëkurën, ta riparojë atë dhe ta bëjë më të butë.

Absorbohet lehtësisht dhe plotësisht pa e yndyrosur lëkurën.

Ka një aromë të lehtë të këndshme.

Përbërësit aktivë:

Kompleks mineralesh nga Deti i Vdekur – nga pika më e ulët në sipërfaqen e tokës në – 417 metra nën nivelin e detit, i cili ndihmon në ruajtjen e niveleve optimale të hidratimit, duke rritur aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë.

Vitamina A – e rëndësishme në ushqimin dhe mirëmbajtjen e një lëkure të shëndetshme dhe të re.

Vitamina B – Ndihmon lëkurën të mbajë lagështinë, duke krijuar një pengesë avullimi, që gjithashtu ndihmon në mbrojtjen nga dëmtimet mjedisore.

Vitamina E – Një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë dhe mbrojtjen e lëkurës nga plakja e parakohëshme.

Vitamina F – e njohur edhe si Acidet yndyrore Omega, zbut lëkurën në mënyrë natyrale duke promovuar ekuilibrin optimal të lëkurës.

Ekstrakte bimore:

Çaji jeshil – i pasur me antioksidantë, mbron lëkurën nga dëmtimi i radikaleve të lirë.

Ekstraktet e kamomilit – Janë përdorur prej shekujsh për të lehtësuar dhe qetësuar lëkurën e lodhur, duke lejuar righenerimin natyral të saj.

Ekstraktet e lajthisë – Kanë veti të ngushtojnë poret dhe tonifikojnë lëkurën.

Vajra esenciale:

Gjalpi Shea – Një substancë me veti anti-inflamatore e pasur me vitamina dhe acide yndyrore që hidratojnë plotësisht lëkurën.

Përdorimi

Rekomandohet të përdoret cdo darkë në shtresë të hollë në lëkurë të pastruar.

Përbërësit

Dead Sea Water, Vitamin A, Vitamin B, Vitamin E, Vitamin F, avocado oil,chamomile,green tea, horse chestnut

Brand

-417

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Minus 417 Moisture Balance Night Cream”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags


Warning: sizeof(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /var/www/vhosts/parafarmacia.al/httpdocs/wp-content/themes/aloshop/woocommerce/content-single-product.php on line 100
Open chat
Powered by