- icon 0692031750
- icon 0675560396
- icon 08.30 - 21.00
Recent Product
Description
Përshkrimi
Maskë me minerale nga Deti i Vdekur, e krijuar posaçërisht për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës, yndyrën e tepërt, toksinat dhe papastërtitë e tjera të lëkurës.
Një maskë rigjeneruese, e cila duke larguar shtresat e dëmtuara dhe qelizat e vdekura iu rikthen ”lëkurën e re”.
Pakëson rrudhat e formuara si pasojë e moshës, ekspozimit në diell dhe ndotësve mjedisorë.
Mineralet e Detit të Vdekur të nxjerra nga 417 m thellësi përmirësojnë cilësinë e lëkurës.
Lëkura juaj do jetë më e tonifikuar, më elastike, me më shumë shkëlqim dhe me më pak rrudha.
Përbërësit aktivë:
Kompleks mineralesh nga Deti i Vdekur – nga pika më e ulët në sipërfaqen e tokës në – 417 metra nën nivelin e detit, i cili ndihmon në ruajtjen e niveleve optimale të hidratimit, duke rritur aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë
Vitamina E – Një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë dhe mbrojtjen e lëkurës nga plakja e parakohëshme.
Vitamina B5 – Mban lëkurën të hidratuar dhe krijon një shtresë mbrojtëse ndaj faktorëve mjedisorë të dëmshëm.
Baltë nga Deti i Vdekur – Tonifikon lëkurën dhe largon toksinat prej saj duke nxitur rigjenerimin natyral.
Vajra bimorë:
Vaj avokado – Absorbohet plotësisht nga lëkura. Hidraton lëkurën dhe i rikthen butësinë.
Vaj i bajames së ëmbël – I pasur me vitaminë E, që në sajë të vetive antioksiduese mbron nga radikalet e lira.
Përdorimi
Rekomandohet të përdoret në lëkurë të larë paraprakisht, duke evituar zonën e syve dhe zona të cara(plagë) të mundshme.
Të masazhohet dhe lihet për 5 minuta.
Maska largohet nëpërmjet magnetit që është i përfshirë në paketimin e maskës.
Pas largimit të maskës të masazhohet lëkura që të lejojë përthithjen e vajrave.
Përbërësit
Precious Dead Sea Mineral Complex,
Dead Sea Mud, Vitamin B5, Vitamin E, Honey, Cacao Butter, Jojoba Oil, Avocado Oil, Sweet Almond Oil, Sesame Oil, Chamomile Flower Oil, Borage & Evening Primrose Oils
Brand
-417

Tags
Warning: sizeof(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /var/www/vhosts/parafarmacia.al/httpdocs/wp-content/themes/aloshop/woocommerce/content-single-product.php on line 100
Reviews
There are no reviews yet.