- icon 0675560396
- icon 08.30 - 21.00
Recent Product
Description
Mustela Baby Olio Massage
100ml
Vaj masazhi hidratues dhe qetësues për bebe dhe fëmijë.
Përkujdesje destinuar për masazh që kontribuon në mirëqënien e fëmijës që nga dita e parë e lindjes.
I formuluar në mënyrë specifike për përdorim që nga lindja vaji për masazh i gamës Mustela, është ideal për të përjetuar në siguri të plotë momentet e perkëdheljeve dhe të relaksimit me beben tuaj duke u kujdesur njëkohësisht për lëkurën e saj:
Vaj që zgjon shqisat e bebes, lehtëson masazhimin nuk yndyros lëkurën, nuk ngjit falë përbërjes unike. Hidraton lëkurën, ushqen dhe lë një film mbrojtës mbi lëkurën e të sapolindurit(1), bebes, fëmijës falë kompleksit ekskluziv të vajrave vegjetale dermo-mbrojtëse të pasura në acide yndyrore themelore. Në sajë të formulës së saj të re të pasuruar me Avocado Perseose® mbrojtës dhe rigjenerues, vaji i masazhit ndihmon për të përforcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës së fëmijës tuaj dhe për të ruajtur pasurinë qelizore të saj.
PËRBËRËSIT DHE NATYRALITETI: • Vaj Avocado: hidraton, rigjeneron dhe mbron.
• Vaj i farave të shegës: qetëson, riparon, ushqen.
• Vaj luledielli: ristrukturon, rigjeneron, hidraton. 99% përbërës me origjinë natyrale.
KËSHILLA PËRDORIMI:
Spruconi një sasi të vogël vaj masazhi hidratues për bebe dhe fëmijë në pëllëmbën e dorës tuaj, duke e ngrohur në duar para se ta aplikoni në trupin e bebes dhe fëmijës.
Me formë galenike të pasur dhe fluide, vaji për masazh Mustela, depërton shpejt dhe e bën më të lehtë masazhin e fëmijës.
Lë një aromë unike mbi lëkurë dhe flokë.
Testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik .
Tolerancë e lartë.
Hipoalergjenik – Formuluar për të minimizuar rreziqet nga reaksionet alergjike.
0% paraben, ftalate, fenoksietanol*.
99% përbërës me origjinë natyrale
Brand
Mustela®

Reviews
There are no reviews yet.