Nutriben Hydrolysed 2 – 400g

0 Orders
#Nutriben 004
In stock
2,500L

Description

Nutriben Hydrolysed 2 – 400g

Përshkrimi: Qumështi i gjirit është qumështi më i mirë për fëmijën tuaj. Përmban të gjitha vlerat ushqyese, të nevojshme për zhvillimin infantil dhe një sistem imunitar të shëndetshëm.

Qumështi Nutriben rekomandohet kur ushqyerja me gji është e pamundur ose e pamjaftueshme.
Ky formulim u krijua për të plotësuar nevojat e të sapolindurve, të cilët janë intolerantë ndaj qumështit të lopës.
Përdoret gjithashtu në rastet e intolerancë ndaj laktozës, në gastroenterit akut, keqabsorbim të sheqernave dhe në diarre të shkaktuar nga faktorë të ndryshëm. Mund të përdoret edhe te fëmijët me dermatit atopik.
Ndër përbërësit më të rëndësishëm të këtij formulimi janë:
-proteina kazeinë e hidrolizuar që është efektive në trajtimin e problematikave që vijnë nga intoleranca e proteinave të qumështit të lopës.
-trigliceride që kanë 6-12 atome karboni në përmbajtje të cilat janë lehtësisht të tretshme dhe të absorbueshme.
-DHA dhe acid gama linoleik të cilët, në sajë të efektit të tyre antinflamator përmirësojnë simptomat e dermatitit atopik.
-nukleotidet të cilat rrisin sistemin imunitar dhe ndihmojnë në zhvillimin e traktit gastrointestinal.
-fructo-oligosaharide të cilat mbrojnë nga alergjitë dhe ndihmojnë në parandalimin e dermatitit atopik.
Përmbush standartet e ESPHAGAN dhe legjislacionit europian, në lidhje me pesticidet, mbetjet dhe substancat toksike.

Përdorimi: Lahen duart dhe të gjitha pajisjet që nevojiten për përgatitjen e qumështit.
Vlohet uji dhe lihet të ftohet deri në temperaturën 45°C.
Shtohet sasia e duhur e qumështit dhe përzihet deri në tretje të plotë.
Për fëmijët nga 6-12 muaj shtohen 6 lugë qumësht në 180ml ujë.
Para se t’i jepet qumështi fëmijës provohet nxehtësia duke hedhur disa pika në dorë.
Sasia që mbetet nuk përdoret më.
Qumështi përdoret deri në një muaj pas hapjes.

Përbërësit: Maltodextrin, vegetable oils (sunflower oil, coconut oil, soybean oil and borage oil), hydrolyzed of cow’s milk casein, fructo-oligosaccharides, minerals (bipotassium phosphate, calcium hydroxide, dicalcium phosphate,
magnesium chloride, calcium citrate, calcium chloride, ferrous sulfate, zinc sulfate, cupric sulfate, manganese sulfate,
potassium iodide and sodium selenite), emulsifiers (citric esters of mono and diglycerides of fatty acids and lecithin
of soybean), medium chain triglycerides, choline chloride, L-cystine, vitamins (L-ascorbic acid, DL-α-tocopherol acetate, nicotinamide, calcium D-pantothenate, riboflavin, retinol acetate, thiamine hydrochloride, hydrochloride
of pyridoxine, folic acid, phylloquinone, D-biotin, cholecalciferol and cyanocobalamin), Crypthecodinium cohnii oil,
L-tryptophan, inositol, taurine, lactic ferments (Bifidobacterium animalis subsp. Lactis, Bifidobacterium longum
and Lactobacillus casei), nucleotides (5′-cytidine monophosphate, 5′-uridine disodium monophosphate, 5′-monophosphate
of adenosine, 5′-disodium guanosine monophosphate and disodium 5′-inosine monophosphate), antioxidants (rich extract
in tocopherols and ascorbyl palmitate) and L-carnitine.

Brand

Nutriben®

Additional information

Formulimi

Grup-mosha

I përshtatshëm për

Veprimi

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Nutriben Hydrolysed 2 – 400g”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Open chat
Powered by