Omron MIT Elite Digital Automatic Blood Pressure Monitor

0 Orders
#Omron 011
In stock
12,350L

Description

Përshkrimi

Pajisjet për matjen e presionit të gjakut në shtëpi janë jetike për personat që vuajnë nga hipertensioni. Matja e saktë e vlerave të PAS (presion arterial sistolik), PAD (presion arterial diastolik) dhe pulsit në çdo kohë rrit mundësinë, për parandalimin e infarktit dhe goditjeve cerebrale.
Në sajë të një teknologjie të lartë detekton rrahjet e çrregullta, pozicionin jo korrekt gjatë matjes dhe vlerat e presionit të gjakut që devijojnë nga norma.
Mansheta ka një diametër 22-32 cm.
Pajisja ruan deri në 90 matje në memorje.
Llogarit mesataren e 3 vlerave të fundit të matura.
Testuar klinikisht.
Plotëson standartet e vendosura nga Shoqata Europiane e Presionit të Gjakut.
Informacione shtesë mbi garancinë
Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes.
Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht.
Garancia nuk mbulon këto pika:
a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar;
b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit;
c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes;
d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare;
e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci.
Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë.
Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.

Përdorimi

Përpara se të kryheni matjen e tensionit duhet:
– të shmangni duhanin, konsumin e ushqimit, të kafes dhe aktivitetin fizik për rreth 30 minuta para matjes;
– të keni qënë në gjendje qetësie për të paktën 5 minuta para matjes;
– të shmangni matjen në gjendje stresi, pasi vlera e përftuar e tensionit do të rezultojë më e lartë;
– të shmangni rrobat shumë të ngushta që shtrëngojnë krahun.
Gjatë matjes së tensionit duhet të qëndroni ulur. Distanca ndërmjet karriges ku jeni ulur dhe tavolinës ku është vendosur aparati i matjes së presionit të gjakut duhet të jetë 25-30cm.
Mansheta vendoset rreth 1-2 cm mbi brryl.
Krahu duhet të jetë i drejtuar nga zemra.

Përbërësit

Manual përdorimi, bateri alkaline, çantë mbajtëse, manshetë, monitor.

Brand

Omron

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Omron MIT Elite Digital Automatic Blood Pressure Monitor”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags


Warning: sizeof(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /var/www/vhosts/parafarmacia.al/httpdocs/wp-content/themes/aloshop/woocommerce/content-single-product.php on line 100

UPSELL PRODUCTS

Delifab Fix

1,600L
(0s)

Classic Toddler Milk

1,740L 3,360L
(0s)

Naso Spray

1,600L
(0s)

Classic Follow On Milk

1,740L 3,360L
(0s)

RD3 Shurup

1,600L
(0s)
Open chat
Powered by