- icon 0675560396
- icon 08.30 - 21.00
Recent Product
Description
Natursutten Original Rounded Pacifier.
Biberon prej gome natyrale për foshnjën tuaj.
Formë rrumbullake.
Paketimi: 1 biberon
Biberonët Natursutten janë krijuar duke patur në mendje nevojat e veçanta të foshnjave.
Biberonët Natursutten të linjës ”Original” janë dizenjuar që të stimulojnë ushqyerjen me gji dhe t’i krijojnë një ndjesi rehatie foshnjës.
Nuk përmbajnë çarje apo vrima, prandaj është e pamundur që në to të grumbullohen baktere.
Biberonët janë prej gome natyrale, material i butë, i cili nuk le shenja në fytyrën e foshnjës.
Kanë formë rrethore.
Janë miqësorë me mjedisin, të qëndrueshëm dhe të biodegradueshëm.
Plotësojnë standartet Europiane për sigurinë e produktit dhe etikën në punë.
Nuk përmbajnë:
– parabene;
– PVC;
– substanca që shkaktojnë alergji;
– substanca që shkaktojnë ndryshime hormonale;
– ngjyrues artificialë;
– zbutës kimikë.
Kujdes!
Para përdorimit të parë, sterilizoni produktin duke e zier në ujë për 5 minuta.
Hiqeni nga uji dhe lëreni të ftohet.
Pastrojeni para çdo përdorimi duke përdorur ujë të ngrohtë dhe larës biberonash.
Asnjëherë mos i pastroni produktet e Natursutten në sterilizues, mikrovalë apo lavastovilje.
Përbërësit: Gomë natyrale.
Brand
Natursutten

Reviews
There are no reviews yet.