PEGinpol 100 gr

0 Orders
#Buona 020
In stock
2,190L

Description

Buona PEGinpol Macrogol 3350

 100 gr

Pluhur për suspension oral, i përdorshëm për trajtimin e kapsllëkut.

PEGinpol është një produkt me efekt laksativ që rregullon zorrën me anë të një mekanizmi osmotik (tërheq ujin në zorrë).
PEGinpol rekomandohet në rastet e kapsllëkut kronik dhe aktivitetit të të çrregullt të zorrëve.
Falë afinitetit të tij për ujin, PEGinpol shkakton një zbutje të jashtëqitjes, dhe jep një stimulim mekanik të peristaltikës së zorrëve.duke lehtësuar evakuimin pa shkaktuar situata emergjente. Për më tepër, meqenëse produkti nuk absorbohet, ai nuk fermentohet në zorrë ose irriton mukozën, dhe kështu nuk shkakton ngërçe ose dhimbje barku. Eliminohet me anë të feçes në formë të pa modifikuar.
Efektiviteti i tij nuk zhduket me kalimin e kohës.

Përdorimi Peginpol në flakon:
– Nga 6 muaj – 2 vjeç (deri në 12 Kg): 0.8 g/kg peshë trupore në ditë;
– Nga 2 vjeç – 11 vjeç (nga 12 kg – 20 kg): 1 g/kg peshë trupore në ditë;
– Mbi 11 vjeç (më shumë se 20 kg) 20 kg): 10-30 g në ditë (5 – 15 masa).

Më thjeshtë:
5-7 kg – 2 masa
7-9 kg – 3 masa
9-12 kg – 4 masa
12-15 kg – 5 masa
15-18 kg – 6 masa
18-20 kg – 7 masa
mbi 20 kg – 15 lugëmasa

Duke iu referuar dozave të treguara më sipër, matni sasinë e duhur të produktit duke përdorur kapakun matës të graduar, ku shenja e parë korrespondon me 0,5 g, shenja e dytë me 1 g dhe një masë e plotë me 2 g.
Shkrini masën të plotë të produktit (2 g) në rreth 25 ml ujë.
Doza ditore mund të ndahet në disa marrje.
Doza ideale ditore për secilën grup-moshë duhet të përcaktohet në përputhje me peshën trupore të fëmijës, ashpërsinë e kapsllëkut dhe përgjigjen e individit ndaj trajtimit.
Për një dozim më të saktë, ju rekomandojmë të konsultoheni me mjekun tuaj. Ky produkt duhet t’u jepet fëmijëve vetëm me këshillë mjekësore. Normalisht, dozimi maksimal nuk duhet të kalojë 30 gr në ditë.

Kujdes:

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar, pasi doza më të larta mund të shkaktojnë efekt anësor të papritur. Përdoreni produktin për më shumë se 30 ditë rresht dhe nëse simptomat vazhdojnë kërkoni këshilla mjekësore.
Mos e përdorni në rast të intolerancës ndaj produktit dhe mbindjeshmërisë ndaj përbërësve dhe ndaj polietilen glikolit (PEG).
Mos jua jepni fëmijëve nën 6 muaj. Ndërsa merret PEGinpol këshillohet të ndiqet një dietë e përshtatshme dhe të merret një solucion oral për rehidrim (ORS) në mënyrë që të parandaloni dehidratimin; është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun tuaj, pavarësisht nga rezultati i trajtimit.

Produkti mund të përgatitet paraprakisht në vëllimin e duhur të ujit dhe të ruhet në një frigorifer, në një enë të mbuluar, deri në 24 orë.
PEGinpol  supozohet të merret ndërmjet vakteve.

Përbërja: 100 g Macrogol 3350
Lëndët ndihmëse: dioksid silici, aromatizues, saharinë natriumi.

Nuk përmban gluten ose laktozë.

Paketimi:

Shishe 100 gr.

Informacion për përdoruesin:
Kapsllëku kronik idiopatik është një çrregullim i zakonshëm gastrointestinal tek foshnjat dhe fëmijët gjatë muajve dhe viteve të para të jetës. Duhet të diagnostikohet nga një mjek.
Ekzistojnë dy qasje të mundshme për trajtimin e kapsllëkut idiopatik kronik tek fëmijët:
– Jo farmakologjik: Futja normale e fibrave dhe lëngjeve në dietë, aktivitet i rregullt fizik
dhe përdorimi i mundshëm i probiotikëve dhe prebiotikëve.
– Farmakologjik: Ndahet në dy faza kryesore, eliminimi i jashtëqitjeve në zorrë, dhe terapia mbajtëse.

PEGinpol përfaqëson një zgjidhje të vlefshme në rastin e trajtimit farmakologjik, pasi nuk absorbohet në zorrë dhe nuk metabolizohet nga bakteret e zorrëve, prandaj nuk shkakton ngërçe ose dhimbje barku.
Funksionon duke tërhequr ujë në lumenin e zorrës së trashë, duke çuar në rehidrim dhe zbutje të jashtëqitjes dhe një stimulim mekanik të peristaltikës së zorrëve.

 

Brand

Buona

Additional information

Formulimi

Paketimi

I përshtatshëm për

,

Grup-mosha

Veprimi

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “PEGinpol 100 gr”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Open chat
Powered by