Sendo Advance 3

0 Orders
#Sndo 001
In stock
10,000L

Description

Sendo Advance 3

Aparat tensioni dixhital me teknologjinë inovative Hira.

SENDO ADVANCE 3 është monitori ri dixhital i presionit të gjakut. Projektuar për matje në biceps, prodhohet sipas standardeve më të larta të prodhimit për të siguruar monitorim afatgjatë të sistemit kardiovaskular.
Karakteristikat kryesore të SENDO ADVANCE 3 janë:

  1. Teknologji e re HIRA për zbulimin dhe kategorizimin e parregullt të rrahjeve të zemrës.
  2. Zbulim dhe tregim i rrahjeve të parregullta të zemrës dhe Fibrilacionit Atrial.
  3. I lehtë në përdorim -vetëm një buton.
  4. Manshetë anti-alergjikë.
  5. Tregues për gabim lëvizjeje.
  6. Çantë transportuese mbrojtesë .
  7. Adaptuesi i pëfshirë.

Ekipi i inxhinierëve , pionierët e vërtetë të matjes elektronike të presionit të gjakut, ka zhvilluar dhe përmirësuar teknologjinë e matjes gjatë 40 viteve të fundit. Rezultati i fundit i punës së tyre është SENDO ADVANCE 3, një pajisje e cila ka ripërcaktuar konceptin e monitorimit të presionit të gjakut në shtëpi me saktësinë e tij të jashtëzakonshme, besueshmërinë afatgjatë dhe përdorimin e shkëlqyeshëm, me një buton.

Saktësia dhe besueshmëria e SENDO ADVANCE 3 janë vërtetuar nga Shoqëria Evropiane e Hipertensionit në përputhje me protokollet e tyre të fundit.
Me rritjen e disponueshmërisë së pajisjeve të automatizuara për monitorimin e presionit të gjakut, duhet të siguroheni që pajisjet e tilla janë vlerësuar sipas kritereve klinike të rëna dakord.

Përdorimi:

Vendosja dhe fiksimi i duhur i manshetës, si dhe ulja e qetë, janë thelbësore për të marrë një lexim të saktë. Të dyja tani janë më të lehta për t’u arritur duke minimizuar gabimin njerëzor me dy nga risitë më të fundit nga inxhinierët e SENDO Advance 3: treguesi i gabimit të përshtatjes së manshetës dhe treguesi i gabimit të lëvizjes.

Materialet e përdorura:

Këllëfi i ri mbajtës i SENDO Advance 3 është bërë me shkumë mbrojtës të veçantë të veshur me lëkurë eko. Dizajni kompakt, i efektshëm i kasës dhe materialeve hi-tech, miqësore me mjedisin ndihmojnë në mbrojtjen e pajisjes dhe rrisin qëndrueshmërinë e saj.Mansheta e re, pa alergjen, është prodhuar me materiale të papërpunuara të ngjashme me inovacione pa latex dhe metale për të akomoduar edhe lëkurat më sensitive.

Përmbajtja e kutisë:

  1. Pajisja Sendo Advance 3
  2. Mansheta pa alergjen 22-32cm
  3. Këllëf mbrojtës
  4. Adaptori AC
  5. 4 bateri AA
  6. Manuali për përdorim në gjuhë të ndryshme

Brand

Sendo

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Sendo Advance 3”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Open chat
Powered by