- icon 0675560396
- icon 08.30 - 21.00
Recent Product
Description
Stelatopia Cleansing Gel
Përshkrimi Xhel pastrues, për lëkurë shumë të thatë dhe atopike, për përdorim te foshnjat, që në ditët e para të jetës.
Pastron në mënyrë delikate duke ristrukturuar filmin mbrojtës hidrolipidik të lëkurës.
Qetëson gjendjen e diskomfortit & kruarjes së lëkurës.
Pakëson efektin e tharjes së lëkurës pas larjes.
Teksturë në formë xheli, që në kontakt me ujin krijon një shkumë kremoze e cila shpëlahet lehtë.
Nuk djeg sytë.
Përbërës natyralë rilipidues të patentuar:
• Oléodistillat i lulediellit: me veti qetësuese, i sjell lipidet e domosdoshme ndërtimit të barrierës së lëkurës.
• Avocado Perséose: ruan pasurinë qelizore të lëkurës, hidraton dhe mbron barrierën e lëkurës, të agresuar çdo ditë tek lëkurat me tendencë atopike.
• Tensio-aktivë shumë të butë: pastrojnë butësisht duke evituar tharjen e lëkurës.
• Glicerinë me origjinë vegjetale: me veti hidratuese kufizon humbjet e ujit nga lekura.
Surfaktant i butë: pastron në mënyrë delikate, duke parandaluar tharjen e lëkurës.
Pa aromë.
KËSHILLA PËRDORIMI: Që nga dita e parë e lindjes, aplikojeni mbi lëkurë të lagur.
Lajeni trupin dhe fytyrën dhe më pas shpëlajeni.
Thajeni butësisht, pa e fërkuar lëkurën dhe më pas aplikoni Crème Émolliente Stelatopia®.
Mund të përdoret çdo ditë dhe në periudhën e shpërthimit të dermatitit atopik.
Testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik Tolerancë e lartë kutane dhe okulare Hipoalergjenik – Formuluar për të minimizuar rreziqet nga reaksionet alergjike.
Brand
Mustela®

Reviews
There are no reviews yet.